Bota

“Zgjidhe deri në 31 dhjetor, merru me diçka tjetër”, Vuçic turpëron drejtorin serb

26 Dhjetor 2021, 15:51 Nga DOSJA
“Zgjidhe deri në 31 dhjetor, merru me diçka

SERBI – Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhuroi një shfaqje publike për qytetarët serbë gjatë vizitës në fshatin Senisht të Serbisë. Ai replikoi me drejtorin e kompanisë shtetërore serbe të furnizimit me energji elektrike (EPS) Milorad Grçiç se përse nuk e kryer detyrën ashtu siç duhet në lidhje rezervat e pakta të qymyrit. Kreu i shtetit i kërkoi Grçiç të zgjidhte situatën deri në fund të vitit dhe më pas, Grçiç të merrej me diçka tjetër.

Ky i fundit është komanduar si drejtor i EPS (kompania shtetërore e energjisë në Serbi).

 

DIALOGU MES VUÇIÇ DHE GËRÇIÇ
Vuçiç: Grçiç, përse nuk më treguar se këtu ka pak zjarr?

Grçiç: E zgjidhëm menjëherë.

Vuçiç: Nuk është problemi se çfarë ke vendosur ti, po se përse nuk më ke raportuar?

Grçiç: Gjithçka mund ta zgjidhim vetë.

Vuçiç: E di, por nuk kam nevojë të dëgjojë këtë nga Agjencia e Sigurisë së Informacionit (shërbimi sekret serb BIA), e dua ta dëgjoj nga ty.

Grçiç: E pranoj.

Vuçiç: Dhe jo të më raportosh në mëngjes.

Grçiç: Nuk doja t’ju ngarkoja më tepër, kjo është e gjitha.

Vuçiç: Mos të më ngarkosh mua? Në rregull, kjo është arsyeja pse fik telefonin tënd, megjithëse nuk ka mjaftueshëm qymyr. A po e sjellin?

Grçiç: Po vjen, po vjen nesër.

Vuçiç: Kjo është e rëndësishme, mendoj se do ta rregullosh punën deri në 31 dhjetor, pastaj Miço, merru me diçka tjetër.

Marrë nga “Direktno”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll