Bota

Vullkani La Palma: Pas 10 ditësh aktiv, shpërthimi përfundon

26 Dhjetor 2021, 20:10 Nga DOSJA
Vullkani La Palma: Pas 10 ditësh aktiv, shpërthimi përfundon

SPANJË- Vullkani La Palma ka përfunduar shpërthimin zyrtarisht. Mediat e huaja raportojnë se autoritetet thanë se pas 10 ditësh aktivitet ka përfunduar. Njoftimi u bë në ditën e Krishtlindjes pasi autoritetet në ishullin Kanarie konfirmuan se nuk kishin vëzhguar rrjedhje llave, aktivitet sizmik ose emetime të konsiderueshme të dioksidit të squfurit nga vullkani për 10 ditë.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez e quajti fundin e shpërthimit “dhurata më e mirë e Krishtlindjes”.

Rrjedhat e lavës dhe shkëmbinjtë e shkrirë që shpërthyen nga vullkani Cumbre Vieja shkatërruan 3000 ndërtesa të La Palma dhe rrënuan rrugë jetike, sisteme vaditëse dhe tokë bujqësore.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota pedro sánchez vullkani la palma pedro sánchez vullkani la palma

Sondazh

Poll