Bota

Bilanci i Covid në Kosovë:12 persona të infektuar dhe 1 humbje jete

26 Dhjetor 2021, 15:47 Nga DOSJA
Bilanci i Covid në Kosovë:12 persona të infektuar dhe 1 humbje

KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 12 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Shifra bazohet në 2.142 mostra të testuara.

Në 24-orë ka humbur 1 person jetën nga koronavirusi ndërsa numri i qytetarëve të shëruarve është 4. Raste aktive aktualisht janë 349.

Njoftimi i Plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.664.711 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.430 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.000.  Në total numri i rasteve aktive është 349.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid ne kosove viktimat nga covid ne shqiperi bilanci i covid ne kosove viktimat nga covid ne shqiperi

Sondazh

Poll