Bota

Akademiku boshnjak: Shtetin këtu e kërkojnë ata që bënë gjenocid, jo si në Kosovë

26 Dhjetor 2021, 15:38 Nga DOSJA
Akademiku boshnjak: Shtetin këtu e kërkojnë ata që

SARAJEVË- Shkrimtari, akademiku dhe skenaristi boshnjak, Abdulah Sidran the se anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik po sillet sipas planeve të ekspertëve të Beogradit. Radjosarajevo shkruan se Sidran në një intervistë është shprehur se dallimi mes Bosnjes dhe Kosovës, është se Kosoav e ka fituar të drejtën e saj të paravësisë.

“Mendoj se ekspertët nga Beogradi e edukuan Dodikun në këtë mënyrë. Dallimi në mes Bosnjës dhe Kosovës është se Kosova fitoi të drejtën e pavarësisë për shkak se u përball me një tentativë gjenocidi dhe ata që i shpëtuan tentim-gjenocidit kanë të drejtë të shkëputen, ndërsa në Bosnjë shkëputjen e kërkojnë ata që kanë kryer gjenocid”, tha ai.

I pyetur nëse është koha për të thirrur një seancë më parlamentin boshnjak, Sidran shtoi se ideja është që gjithçka të shkojë në mënyrë multietnike.

“Kjo është pyetja kryesore. Ideja është që gjithçka të shkojë në mënyrë multietnike dhe shtetërore dhe kështu do të shkojë, ne nuk kemi nevojë vetëm për boshnjakët”, tha Sidran.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni abdulah sidran milorad dodik abdulah sidran milorad dodik

Sondazh

Poll