Bota

Terror në ditën e Krishlindjes, sulm kamikaz me bombë në restorant, vdesin 6 persona

26 Dhjetor 2021, 13:29 Nga DOSJA
Terror në ditën e Krishlindjes, sulm kamikaz me bombë në

AFRIKË- Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në një sulm vetëvrasës me bombë në një restorant të mbushur me njerëz në qytetin lindor të Benit. BBC raporton se restoranti ishte plot me njerëz, të cilët po festonin Krishlindjen, teksa një person hodhi veten në erë në hyrje duke vrarë veten dhe pesë persona të tjerë.

Policia e ndaloi sulmuesin të hynte në ndërtesë, por ai hodhi veten në erë duke lënë viktima dhe 13 të plagosur. Zyrtarët fajësuan për sulmin e së shtunës Forcat Demokratike Aleate (ADF), një grup militant që thuhet se është i lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik (IS). Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Javët e fundit ka pasur përplasje të shpeshta në Beni mes ushtrisë dhe islamistëve.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota sulm me bombe vdesin 6 persona sulm me bombe vdesin 6 persona

Sondazh

Poll