Bota

Zbulumi: Rreth 129 drerë infektohen me COVID-19, shkak transmetimi nga njerëzit

26 Dhjetor 2021, 19:35 Nga DOSJA
Zbulumi: Rreth 129 drerë infektohen me COVID-19, shkak transmetimi nga

SHBA- Shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Ohajos testuan 360 drerë, ku u identifikuan rreth 129 drerë të infektuar me koronavirus. Dailymail raporton se ka shumë gjasa që drerët të jenë infektuar nga njerëzit. Shkencëtarët nuk e dinë se si u infektuan drerët, megjithëse mendohet se virusi është transmetuar nga njerëzit e infektuar në vendet e afërta. Ekipi spekulon se drerët janë infektuar nga pirja e ujit të kontaminuar, pasi një hetim ka treguar tashmë se virusi qëndron në feçet e njeriut dhe ujërat e zeza. 

‘Kjo do të thotë se përtej gjurmimit të virusit tek njerëzit, ne do të duhet të dimë se çfarë ka edhe te dreri. Kjo mund të komplikojë planet e ardhshme të zbutjes dhe kontrollit për Covid-19,”– tha profesor Andrew Bowman.

Drerët nuk kanë simptoma si njerëzit dhe akoma nuk është zbuluar, nëse dreri mund të infektojë njerëzit dhe speciet e tjera, si sillet virusi në trupin e kafshëve dhe nëse është një infeksion kalimtar apo afatgjatë. 

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota andrew bowman covid-19 dreret me covid andrew bowman covid-19 dreret me covid

Sondazh

Poll