Aktualitet

“Po hyjmë në borxh”,shtrenjtimi i gjelit të detit vë në vështirësi banorët e Kukësit

26 Dhjetor 2021, 14:51 Nga DOSJA
“Po hyjmë në borxh”,shtrenjtimi i gjelit të detit

KUKËS – Festat e fundvitit sjelli gjithmonë rritjen e çmimeve të produkteve të konsumit. Shtrenjtimi i gjelit të detit, produkti më i kërkuar nga qytetarët për këto festa, ka vënë në vështirësi qytetarët e Kukësit për shkak të rritjes së tij nga 8 mijë lekë në 10 mijë lekë.

Disa prej tyre janë shprehur për “ABC Neës”. Ata pranojnë se po bëhet shumë e vështirë për të blerë një gjel deti për shkak të të ardhurave të pakta që kanë.

“Gjelat i kanë mbet Edi Ramës, o shok, ky popull ka mbaruar”, tregon një banor i Kukësit.

“ Me ca me e marrë gjelin, 1 herë në vit 2 kile mish. Me 40 mijë lek unë nuk blej dot ilaçe”, shpehet një tjetër qytetar i Kukësit.

Njëri prej qytetarëve kuksianë pranon se po banorët po hyjnë në borxhe.

“Nuk afrohet me ato te viteve te tjera. Tash më pak se dhe çmimet janë rrit. Ne të detyruar jemi. Po hymë në borxh”, deklaron qytetari.

Megjithatë, sipas një tregtari, këtë vit janë rritur vetëm çmimet e perimeve.

“Frutat janë po aty, perimet janë rrit. Arrat si blejnë janë shtrenjtë”, thotë tregtari.

Rritja e çmimeve të produkteve të konsumit ka shkaktuar shqetësime te qytetarët shqiptarë. Këtë vit u organizuar disa protesta nga qytetarët përpara Kryeministrisë pasi shefi i qeverisë Edi Rama deklaroi se vendi do të përballet me krizë energjitike.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjeli i detit kukes gjeli i detit kukes

Sondazh

Poll