Aktualitet

U shpall në kërkim, gjendet trupi i pa jetë i 48-vjeçares në Malësi të Madhe 

26 Dhjetor 2021, 14:25 Nga DOSJA
U shpall në kërkim, gjendet trupi i pa jetë i 48-vjeçares

MALËSI E MADHE- 48-vjeçarja e shpallur në kërkim në Malësi të Madhe është gjetur e pa jetë në një shpellë në fshatin Meshqerraj. Bëhet me dije se 48-vjeçarja është hedhur në shpellë, ndërkohë që nxjerrjan e trupit të saj nga shpella është bërë me ndihmën e ekipit të RENEA-s dhe FNSH-së.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për kërkimet për shtetasen Sh. H., 48 vjeçe, që dyshohej se ishte vetëhedhur në një grykë (shpellë) në fshatin Meshqerraj, bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, forcat e RENEA-s dhe të FNSH Shkodër, me mjete më të specializuara.

Në kushte shumë të vështira, shërbimet e Policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur shtetasja Sh. H. dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë dhe nxjerrjen e tij nga vendi ku ishte hedhur 48-vjeçarja. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

Alarmi për zhdukjen e 48-vjeçares është bërë nga bashkëshorti i saj dy ditë më parë në Shkodër.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet malesi e madhe zhduket 48 vjecarja ne malesi te madhe malesi e madhe zhduket 48 vjecarja ne malesi te madhe

Sondazh

Poll