Aktualitet

Dy të rinjtë vdiqën në aksident në Lezhë, rruga pa drita dhe sinjalistikë

26 Dhjetor 2021, 14:35 Nga DOSJA
Dy të rinjtë vdiqën në aksident në Lezhë, rruga pa

LEZHË – Errësira dhe mungesa e sinjalistikës rrugore besohet se janë shkaqet e aksidentit fatal të mbrëmjes së djeshme  në Tale të Lezhës ku humbën jetën Kristjan Margjoni dhe kunata e tij Atjola Ademi.  Grupi hetimor po kryen verifikimet dhe aludohet se  Margjoni ka qenë duke ecur me shpejtësi në rrugën e hidrovorit. Edhe pse ka tentuar të frenojë, përplasja me murin rrethues të një shtëpie ka qenë e pashmangshme duke bërë që makina të hyjë brenda territorit.

Policia konstatoi se në zonën ku ndodhi aksidenti nuk ka sinjalistikë rrugore ndërsa mungon dhe ndriçimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 19:00.

SHIKO DHE KËTË:

VD-Pamjet nga aksidenti tragjik! Si u shua 24-vjeçari dhe kunata, makina çau murin

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lezhë aksident në lezhë

Sondazh

Poll