Aktualitet

Miliona euro shpenzime, sa paguajnë institucionet e pavarura, në krye FSHZH

26 Dhjetor 2021, 13:37 Nga DOSJA
Miliona euro shpenzime, sa paguajnë institucionet e pavarura, në krye

TIRANË– Skandali i publikimit të të dhënave personale ka nxjerrë në pah dhe pagat e majme e shpenzime marramendëse që bëjnë edhe institucionet e pavarura. Konkretisht Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka një drejtor që merr një pagë prej 700 mijë lekësh të reja në muaj. Rroga më e ulët në këtë institucion është 71 mijë lekë dhe ka një staf prej më shumë se 160 peronash.

Banka e Shqipërisë ka 510 punonjës. Rroga më e lartë në këtë institucion është ajo e Guvernatorit që në prill të këtij viti rezulton të ketë qenë 877 mijë 204 lekë. Paga më e ulët rezulton të jetë 34 mijë e 700 lekë gjë që merr punëtori i ngarkim shkarkimit.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka 249 punonjës. 310 mijë e 500 lekë është paga më e lartë e këtij institucioni që merr drejtori Ardian Çela. Më e ulëta është 13 mijë lekë të reja që merr një specialist tregu.

Albpetrol ka në staf 1 mijë e 811 persona. Drejtori i departmentit ka një pagë prej 592 mijë e lekësh. Më e vogla është 7 mijë e 700 lekë.

Ujësjellës Kanalizime në të gjitha degët ë qarqeve ka një staf prej 7 mijë e 300 personash. Paga maksimale është 97 mijë lekë të reja ndërsa ajo më e ulëta, 5 mijë e 700 lekë.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet skandali me pagat e qytetareve skandali me te dhenat personale skandali me pagat e qytetareve skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll