Aktualitet

Rekord ARRSH! Zbulohen mjetet e institucioneve të pavarura, ç’makina përdorin(LISTA)

26 Dhjetor 2021, 13:59 Nga DOSJA
Rekord ARRSH! Zbulohen mjetet e institucioneve të pavarura,

TIRANË– Lista me tragat e nxjerra duket se nuk kanë prekur privatësinë e qytetarëve të thjeshtë, por kanë nxjerrë në pah edhe mjetet që përdorin institucionet e pavarura në vend, duke nisur që nga Gjykatat. Nga lista e targave rezulton se Autoriteti Rrugor Shqiptar mban rekord për numrin e mjeteve të regjistruara, plot 66 të tilla, shumica të tipit Mitsubishi, Ford, Toyoya, Hyundai.

E dyta renditet, Prokuroria e Përgjithshme me 30 mjete janë vendosur në funksion të të gjithë hetuesëve, ku më e “preferuara” duket se është tip “Skoda”, ndërsa më pas renditen mjetet Hyundai, BMË dhe Mazda. Më pas renditet, Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore me 13 mjete, dhe Instituti i Shëndetit Publik me 12 të tilla.

Ndërkohë që Gjykata e Tiranës ka 9 mjete në dispozicion, por Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar përdor 5 të tilla, mes tyre një Linkoln dhe Mercedez Benz. Por edhe pse nuk është institucion në varësi të insitucionit shqiptar, bie në sy numri i mjeteve që përdor dhe ka regjistruar ambasada amerikane në Shqipëri. Plot 65 mjete janë regjistruar në emër të Ambasadës, më shumë se çdo insititucion tjetër në vend.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lista e targave skandali me te dhenat personale lista e targave skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll