Bota

VD- Radhë kilometrike në pikat kufitare, festat rikthejnë mijëra emigrantë kosovarë

26 Dhjetor 2021, 08:07 Nga DOSJA
VD- Radhë kilometrike në pikat kufitare, festat rikthejnë

KOSOVË- Si çdo vit emigrantët nga Kosova janë nisur për të festuar festat e fundvitit në vendlindje. Kosovapress raporton se këtë vit ata janë përballur me pritje të gjata në pikën kufitare në Merdare, madje ka ankesa se në pikën kufitare në Serbi, bashkatdhetarët po u japin të holla policëve për të kaluar më shpejt.

“Deri këtu jo nuk kemi prit shumë, këtu kemi prit rreth 3 orë e gjysmë katër, mirë ka shkuar deri diku. Por ka shumë thyerje që po hyjnë pa radhë si gjithmonë. Edhe pse jemi të vaksinuar nuk na i kanë kërkuar, jo vetëm këtu por nuk i kërkojnë askund nëpër kufi”,- tha Leotrim Shabri, emigrant.

Ndërkaq edhe Habit Shatri ka ankesa për atdhetarët që vijnë nga shtetet e huaja, pasi në kufirin e Serbisë po u japin të holla policëve.
“Një ndjenjë shumë e keqe për neve që presim në radhë kur vinë ata që i japin asaj anës serbe i japin të holla, për neve që presim nga dy tri orë shumë ndjenjë e keqe. E kalon krejt kolonën dhe për neve shumë ndjenjë e keqe, le të shohin edhe ata që iu japin atyre se nuk e kanë mirë”,- thotë ai.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni emigrantet kosovar festat kosova emigrantet kosovar festat kosova

Sondazh

Poll