Bota

Gafa gjatë transmetimit, prezantuesja e lajmeve njofton “vdekjen e Papës”

26 Dhjetor 2021, 07:08 Nga DOSJA
Gafa gjatë transmetimit, prezantuesja e lajmeve njofton “vdekjen e

SHBA- Një gazetare e ITV News bëri një gabim të madh gjatë mbulimit të drejtpërdrejtë të Ditës së Krishtlindjes pasi njoftoi “vdekjen e Papës”. Mediat e huaja shkruajnë se gazetarja e lajmeve po raportonte për predikimin vjetor ‘Urby et Urby et Orbin’ gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të shtunën pasdite kur ajo bëri gabimin. Megjithatë, ajo e kuptoi menjëherë gabimin e saj dhe u korrigjua duke kërkuar falje.

Prezantuesi shpjegoi: “Fjalimi festiv i Papës u fokusua në lutjet e tij që pandemia të marrë fund. Ai tha se vaksinat duhet të vihen në dispozicion të atyre që kanë më shumë nevojë”. “U njoftua për vdekjen e tij…”.

Shikuesit u hutuan nga gabimi dhe postimet në Twitter, nuk ndalonin.

Një shikues tha: ‘A jam në rregull apo lajmet e itv thjesht thanë diçka për ‘vdekjen e tij’ kur flitej për Papën.’ 

“Çfarë ndodhi me Papën dhe çfarë dinë lajmet e ITV”,-shkruan një tjetër.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota  papa frannçesku  papa frannçesku

Sondazh

Poll