Aktualitet

Antena në tarracë, banorët e një pallati në Vlorë në protestë: S’na ka pyetur njeri!

25 Dhjetor 2021, 13:25 Nga DOSJA
Antena në tarracë, banorët e një pallati në Vlorë

VLORË – Banorët e një pallati në lagjen ‘Kushtrimi’ të qytetit të Vlorës janë ngritur në protestë ditën e sotme kundër vendosjes së antenave telefonike. Banorët kërkojnë të ndërpriten punimet e nisura për vendosjen e antenave telefonike në tarracën e pallatit ku jetojnë, pasi janë të rrezikshme.

Ata mohojnë që të jetë miratimi i komunitetit aty dhe i bëjnë thirrje policisë të ndalojë punimet, pasi në të kundërt do të ndërmarrin veprime ekstreme.

“Janë duke montuar një antenë celulare që është vrastare, kanceroze edhe e rrezikshme 10 km larg, jo mbi kokat tona. Që të bëhet një veprim i tillë duhet të merret mendimi i komunitetit. Asnjëri nuk është pyetur nga banorët. Kanë ardhur, kanë bllokuar dhe portën dhe po punojnë forcërisht, i kërkojmë ndihmë shtetit të na ndihmojë mos të kalojmë në ekstreme. Jemi shumë të shqetësuar është një problem shumë i madh”, tha një qytetar.

Një tjetër banor u shpreh se pallati është në pronësi të tyre dhe kompania duhet të marrë leje pasi mund të veprojë kurrësesi në mënyrë arbitrare.

“Pallati është shitur, deri në tarracë pallati është i joni. E kemi blerë ne. S’ka të drejtë pa lejon tonë të vendos asnjë tullë. Ata as na pyetën, as na bën… vajtën e montuan pa lejen tonë”, u shpreh qytetari.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet banorët në protestë proteste ne vlore banorët në protestë proteste ne vlore

Sondazh

Poll