Aktualitet

EMRI / Vrau senegalezin në Torino, arrestohet 41-vjeçari shqiptar, kishte ekspuls

25 Dhjetor 2021, 08:50 Nga DOSJA
EMRI / Vrau senegalezin në Torino, arrestohet 41-vjeçari shqiptar,

ITALI – Karabinierët e rajonit të Courgne në Itali kanë vënë në pranga një 41-vjeçar shqiptar, i cili kishte hyrë ilegalisht në vendin fqinj, pasi një vit më parë ai ishte deportuar, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiste për shkak të veprave të rënda penale që rëndonin ndaj tij, përfshirë atë për një vrasje të kryer në Torino në vitin 2014.

Altin Arapi, 41 vjeç, akuzohet për vrasjen e një senegalezi, ndërsa pas arrestimit nga policia, ai është lënë nën masën e arrestit shtëpiak, deri në përfundim të hetimeve për veprat penale për të cilat akuzohet.

Marrë nga lasentinella.gelocal.it

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali policia italiane arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll