Politike

Fiskalizimi për bizneset, qeveria shtyn afatin deri në qershor 2022

24 Dhjetor 2021, 19:10 Nga DOSJA
Fiskalizimi për bizneset, qeveria shtyn afatin deri në qershor 2022

TIRANë – Qeveria shqiptare ka vendosur të shtyjë deri në qershor të vitit të ardhshëm përmbylljen e procesit të fiskalizimit të bizneseve. Për shkak të ecurisë së ngadaltë të regjistrimit të bizneseve dhe të dhënave të tyre ku deri tani janë fiskalizuar gjysma e rreth 120 mijë bizneseve, Këshilli i Ministrave është detyruar të shtyjë edhe për 6 muajt e ardhshëm.

Ky vendim vlen për bizneset e vogla që nuk janë të regjistruar për TVSH dhe që kryejnë shitje vetëm me para në dorë drejt konsumatorëve. Bizneset e tjera që përfitojnë nga kjo shtyrje afati janë kompanitë  që sigurojnë furnizimin me ujë, energji elektrike, si dhe bankat dhe institucionet e tjera financiare për njoftimin e pagesave.

Afati paraprak ishte 31 dhjetor 2021.

Ekspertët financiarë dhe bizneset kërkuan që fiskalizimi të shtyhej deri në fund të vitit të ardhshëm, ndërsa qeveria ka pranuar shtyrjen deri në qershor të vitit 2022.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike fiskalizimi per bizneset ne shqiperi fiskalizimi per bizneset ne shqiperi

Sondazh

Poll