Aktualitet

Vrasja e Can Kariçit/ Shoqërohen në polici 15 persona, familjarë, miq dhe dëshmitarë

25 Dhjetor 2021, 08:39 Nga DOSJA
Vrasja e Can Kariçit/ Shoqërohen në polici 15 persona,

TIRANË– Më shumë se 15 persona janë shoqëruar në polici për tu pyetur në lidhje me atentatin ndaj Can Kariçit në Kodër Kamëz. Dosja.al mëson se në mesin e personave të shoqëruar ka familjarë, miq të viktimës si edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Arma e gjetur në mjetin i cili dyshohet të jetë shkrumbuar nga autorët, i është fshirë numri serial. Karriçi është qëlluar menjëherë sapo ka dalë nga lokali dhe ka hipur në automjetin e tij. Në kamera është fiksuar edhe momenti kur makina tip “Audi”me të cilin lëviznin autorët afrohet pranë makinës së viktimës, dhe aty fillojnë ta qëllojnë, ku si pasoj 35-vjeçari mori 4 plumba.

Can Kariçi u gjet brenda makinës së tij i plagosur, më 23 dhjetor rreth orës 20:00. 35-vjeçari u dërgua në spital, por rrugës ndërroi jetë. Zona ku ndodhi krimi është e rrethuar nga policia e cila është vënë në kërkim të autorëve, por ende nuk ka një pistë mbi ngjarjen.

Kariçi ishte një person me precedent penalë në fushën e krimeve kundër personit. Mediat raportojnë se Kariçi që u vra brenda mjetit të tij me targa gjermane, njihej dhe me nofkën ‘ujku’. Ai ishte nga Dibra dhe banonte në Bathore. Kariçi për herë të fundit është vënë në pranga në muajin shkurt të këtij viti pas një aksioni e operacioni që organizuan forcat RENEA në zonën e Kurbinit, pasi iu gjetën fishekë dhe pistoletë tip ‘Glock’.

Ai u lirua nga qelia por Gjykata e la nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Raportohet se Kariçi ka qenë mik i ngushtë me dy të rinjtë, Eriges Mihasi dhe Armand Dumani, të cilët u vranë në zonën e Astirit mbrëmjen e 13 nëntorit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet can kariçi vritet can kariçi can kariçi vritet can kariçi

Sondazh

Poll