Aktualitet

Tragjedi në Greqi! Përmbytet anija me emigrantë, 16 të vdekur, mes tyre një foshnjë

25 Dhjetor 2021, 06:51 Nga DOSJA
Tragjedi në Greqi! Përmbytet anija me emigrantë, 16 të

GREQI– Bilanc tragjik në Paros. 16 persona kanë mbetur të vdekur pas përmbytjes së varkës me vela. Roja Bregdetare shpëtoi 63 pasagjerë (61 burra, 2 gra) të cilët u transportuan të gjithë të sigurt në Paros. 12 burra, 3 gra dhe një foshnjë janë gjetur të vdekur, ndërsa kërkimet në zonën e detit vijojnë.

Mes personave të pajetë janë një babë dhe vajzë, ndërsa mësohet se shumica e personave që kanë ndërruar jetë janë sirianë, palestinezë dhe mes tyre afganë.

Kryetari i Bashkisë së Paros, Markos Kovaios, shërbimet e Bashkisë dhe autoriteteve vendore, u aktivizuan që të ndihmonin personat që mundën të shpëtonin, të cilët iu nënshtruan testeve diagnostikuese për koronavirus, përpara se të transferoheshin në sallën e EPAL-it të Paros.

Në vendngjarje shkoi edhe Njësia e Misioneve Nëndetëse të Rojës Bregdetare, e cila do të hetojë shkaqet e ngjarjes tragjike.

Kjo është mbytja e tretë me emigrantë që ka ndodhur ditët e fundit në Egje me varka me vela që ishin nisur nga Turqia drejt Italisë. Dy të mëparshmet ndodhën pranë Folegandros dhe Antikythera me raportin tragjik me të paktën 14 të vdekur.

Burimi: CNN gr

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni greqi tragjedi ne greqi greqi tragjedi ne greqi

Sondazh

Poll