Aktualitet

Databaza e tretë! Nga të dhënat e pronarit, te targat dhe lloji i mjetit, PËRMBAJTJA

25 Dhjetor 2021, 06:44 Nga DOSJA
Databaza e tretë! Nga të dhënat e pronarit, te targat dhe lloji i

TIRANË– Skandali i publikimit të të dhënëve personale të shqiptarëve vazhdon të thellohet me një tjetër databazë. Në “WhatsApp” dje ka qarkulluar një dokument me të dhënat e 530 mijë automjeteve të qytetarëve shqiptarë.

Në këtë listë publikohen të dhënat e pronarit të mjetit, targat e mjetit dhe lloji i makinës. Kjo databazë është përgatitur në programin “Exel”, ashtu si lista e pagave të muajit janar dhe prill, të cilat janë publikuar gjatë kësaj jave. Publikimi i këtyre të dhënave ka nxitur debat të fortë në të gjitha ambientet publike, pasi kemi të bëjmë me skandalin e tretë në pak ditë, pa harruar atë të databazës së “patronazhistëve”. Vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve është parë si një cenim i privatësisë së qytetarëve. Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet. Ajo ka marrë serverët e tri institucioneve shtetërore që i disponojnë dhe kanë përgjegjësi për ruajtjen e këtyre të dhënave.

Një ditë më parë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj, nuk dha një përgjigje të qartë se nga mund të ketë ardhur rrjedhja e të dhënave personale. Në fjalën e saj, drejtoresha e AKSHI-t tha dje se platforma “e-Albania” është e sigurt, pasi mirëmbahet nga “Microsoft”. Nga ana tjetër, qeveria dhe opozita kanë kërkuar një hetim të thelluar të kësaj çështjeje, ndërsa asnjë institucion nuk është në gjendje të thotë se nga ku dolën të dhënat personale të qytetarëve. Duke folur për skandalin e publikimit të pagave të më shumë se 630 mijë qytetarëve në Republikën e Shqipërisë, Karçanaj tha se agjencia do të forcojë sistemin e saj të sigurisë kibernetike.

Ndër të tjera, tregoi se së shpejti do të futet dhe teknologjia “Blockchain”, e cila do të sigurojë edhe lënien gjurmë të personave që mund të aksesojnë të dhënat personale përmes ndërveprimit të brendshëm. Ajo që po i shqetëson qytetarët sot është se niveli i sigurisë së të dhënave të tyre në institucionet shtetërore, që i disponojnë dhe kanë detyrimin t’i ruajë, ka rënë. Por nëse i hedhim një sy listës së makinave të cilat kanë në pronësi shqiptarët, rezulton se ne nuk jemi një popull aq i varfër.

Duke iu referuar databazës së publikuar, vlerat monetare të mjeteve që disponojmë kapin vlera stratosferike. Në Shqipëri janë në qarkullim mjete super të shtrenjta, si “Ferrari”, “RollsRoyce”, “Bentlly”, “Lamborghini”, “Maserati”, “Cadillac” etj. “Mercedez Benz” është makina më e përdorur në Shqipëri. Ajo gjendet thuajse në të gjitha llojeve e prodhuara deri tani, nga më të lirat deri tek ato me superçmime./Panorama.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet skandali me targat e makinave skandali me targat e makinave

Sondazh

Poll