Aktualitet

Populli vuan për drita, Kryeministria bën ‘karshillëk’, mban dritat e zyrave ndezur

25 Dhjetor 2021, 06:31 Nga DOSJA
Populli vuan për drita, Kryeministria bën

PRISHTINË – Në një kohë kur populli i Kosovës po përballet me një krizë të madhe përsa i përket furnizimit me energji elektrike, qeveria e Albin Kurtit, duket se nuk e ka problem këtë gjë, pasi jo vetëm që nuk kursejnë, por lënë edhe dritat e zyrave ndezur, a thua për karshillëk ndaj qytetarëve, të cilët përballen çdo ditë me ndërprerjet e energjisë me rreth dy orë.

Mbrëmjen e djeshme në godinën e Kryeministrisë së Kosovës janë konstatuar disa zyra me drita ndezur, pavarësisht se fotot e publikuara nga gazeta Express janë bërë rreth mesnate. Ndërkohë që dje, Albin Kurti në urimin e Krishtlindjeve, në postim përdori fotografi ku shihet zyra e tij me dritë të fikur.

Kosova aktualisht është duke u përballur me një krizë energjetike, e paprovuar në dhjetë vitet e fundit. Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se reduktimet janë planifikuar të zgjasin për 60 ditë, e sot është dita e tretë ku vendi përballet me reduktime.

Lidhur me këtë krizë, kryeministri AlbinKurti ka thënë se s’ka pasur mundësi të blihet rrymë më herët për t’u evituar kriza energjetike pasi rrymën s’mund ta konzervosh në frigorifer.

Një grup qytetarësh tashmë kanë vendosur që të protestojnë të hënën. Kërkesat e tyre janë shkarkimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Pastaj, nacionalizmi i KEDS-it dhe furnizimi me rrymë 24 orë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore kriza energjitike ne kosove qeveria e kosoves kriza energjitike ne kosove qeveria e kosoves

Sondazh

Poll