Aktualitet

Po shkonte në vendngjarje,por aksidentohet! Humb jetën efektivi i policisë në Koplik

24 Dhjetor 2021, 18:45 Nga DOSJA
Po shkonte në vendngjarje,por aksidentohet! Humb jetën efektivi i

SHKODËR– Një aksident i ka kushtuar jetën një efektivi të Policisë së Shtetit që po shkonte në një vendngjarje. 55-vjeçari Jakup Reka kishte marrë njoftim për kontroll në zonën e Koplikut, por ka mbetur i vdekur pasi u përplas nga një makinë sapo zbriti nga automjeti i tij. Deri më tani, Policia në njoftimin zyrtar nuk ka bërë me dije lidhur me sinjalin që kishte marrë efektivi, por shton se kanë shoqëruar në komisariat shoferin e automjetit që shkaktoi aksidentin, 32-vjeçarin me inicialet E.Z., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë J. R., 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje  dhe për pasojë  ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar  në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHIKO EDHE KËTË:

SHKODËR/ Po shkonte në një vendngjarje, aksidentohet për vdekje oficeri i policisë

(k.m/I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne malesine e madhe jakup reka aksident ne malesine e madhe jakup reka\

Sondazh

Poll