Aktualitet

Shtëpia i mori flakë në Librazhd, flet pronari: U dogjën të gjitha

24 Dhjetor 2021, 18:49 Nga DOSJA
Shtëpia i mori flakë në Librazhd, flet pronari: U dogjën

LIBRAZHD – Pronari i banesës dy-katëshe ku ra zjarri në fshatin Hotolisht Qazim Alliu tregon se zjarri ka djegur gjithçka. Si pasojë e flakëve, ai ka marrë disa djegie në fytyrë, por për fatin e mirë lëndimet nuk janë serioze.

“Aksidentalisht mori flakë shtëpia. Të gjitha gjërat brenda janë djegur. Më është djegur e gjithë shtëpia. Me televizor, me rroba, me të gjitha gjerat. Dolëm jashtë për momentin”, rrëfehet Alliu për mediat.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan dy mjete zjarrfikëse. Dyshimi paraprak është se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

SHIKO DHE KËTË:

Zjarr në Librazhd, banesa dy-katëshe përfshihet nga flakët

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet digjet shtepia librazhd zjarr digjet shtepia librazhd zjarr

Sondazh

Poll