Aktualitet

Goditi nxënësin me dorezë hekuri në kokë, mësuesi lihet në paraburgim

24 Dhjetor 2021, 19:57 Nga DOSJA
Goditi nxënësin me dorezë hekuri në kokë, mësuesi

MAQEDONI E VERIUT – Gjykata Themelore e Strugës caktoi masën 8 ditë paraburgm për një mësues të gjimnazit “Ibrahim Temo”, i cili dhunoi dje me dorezë hekuri një nxënës të tij në vitin e dytë. Gjatë kohës që po mbahej seanca gjyqësore në ngarkim të mësuesit 57-vjeçar, nxënësit e këtij gjimnazi u mblodhën përpara godinës së Gjykatës së Strugës duke shprehur indinjatë për veprimet e mësuesit e tyre si dhe kërkuan vendosjen e drejtësisë.

Ne si parlament i nxënësve organizuam këtë protestë , në shenjë solidariteti për sulmin që ju shokut tonë, nxënësit të shkollës ‘Ibrahim Temo’ dhe më këtë duam të ngremë zërin e nxënësve duke kërkuar të drejtat tona dhe duke kërkuar siguri nëpër shkolla që të mos frikësohemi kur të vijmë këtu, me një fjalë të jemi të sigurt”, u shprehën disa gjimnazistë të shkollës “Ibrahim Temo”.

Mësuesi 57-vjeçar ishte përjashtuar për një periudhë 3 mujorej nga drejtoria e shkollës pasi kishte ofenduar me fjalë të rënda një kolegen e tij, ndërsa kërcënoi dhe një nxënës të vitit të dytë para 3 ditësh/ Edhe pse ndaj tij ishte përcaktuar masa e pezullimit për 3 muaj, 57-vjeçari u konfliktua dje me gjimnazistin duke e goditur me dorezë hekuri në kokë. Adoleshenti u shtrua në spital, ku u konfirmua se kishte marrë plagë në pjesën e majtë të kokës.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mesuesi dhunon nxenes mesuesi dhunon nxenes

Sondazh

Poll