Politike

Vendimi i Kolegjit, Basha: Fasadë e regjimit të Ramës, pjesë e një skenari të trashë

24 Qershor 2019, 19:35 Nga DOSJA
Vendimi i Kolegjit, Basha: Fasadë e regjimit të Ramës, pjesë

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për mediet komentoi vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor, të cilin e quajti fasadë të Edi Ramës.

Lideri i Partisë Demokratike, tha se ky Kolegj nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit të Republikës.

“Kolegji Zgjedhor, fasadë e regjimit të Edi Ramës. Vendimi i tij i parëndësishëm, pjesë e një skenari të trashë. Kolegji zgjedhor ka marrë sot një vendim krejtësisht të parëndësishëm, por që po përdoret nga Edi Rama si makinacion për të krijuar një ligjshmëri fallco të votimeve farsë të 30 qershorit, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i pëgatit dhe zbaton në shkelje të Kushtetutës dhe të çdo ligji. Kolegji zgjedhor ka kompetencë vetëm shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lidhen me procesin zgjedhor, dhe vetëm në bazë të Kodit Zgjedhor. Asnjë institucion përvec Gjykatës Kushtetuese nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm kishte disa ditë që dihej si fakt i kryer në rrethet politike dhe mediatike të Tiranës. Është e gjitha një histori makinacioni, e përgatitur në çdo detaj nga Edi Rama. Me një skenar të trashë, u sajua një kërkesë fallco, nga një parti fallco, në bazë të së cilës kolegji zgjedhor shpalli një vendim të parapërgatitur nga Edi Rama, për ta shitur edhe jashtë vetë objektit të vendimit”, u shpreh Basha.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kolegji zgjedhor lulzim basha zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 kolegji zgjedhor lulzim basha zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll