Politike

“30 qershori s’lëviz”, Spartak Ngjela akuza të forta opozitës: Është lëvizje antiamerikane

24 Qershor 2019, 19:27 Nga DOSJA
“30 qershori s’lëviz”, Spartak Ngjela akuza të forta

TIRANË- I ftuar në emisionin “A Show” në Neës 24, avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar aktualitetin politik. Përpara Adi Krastës, ai foli me bindje dhe tha se data e zgjedhjeve 30 qershori nuk lëviz, pasi një gjë të tillë e kërkojnë amerikanët.

“E mbrojnë amerikanët, nëse shkelet 30 qershori në Shqipëri fiton anarkia. Këta janë agurdhë ndaj shtetit, këtu është vend i tensionit të lartë për Ëashingtonin. Shteti është ky që është, ai që godet është opozita jashtë parlamentit, pra antishteti. Ata janë nonsens, nuk njohin ligjin”,- tha Ngjela.

E duke folur për opozitës, avokati shtoi se SHBA-të i kanë pralajmëruar edhe për dhunën. Ai shtoi më tej se opozita përfaqëson sot një lëvizje antiamerikane.

“SHBA ju tha hapur: Nëse do vazhdoni me dhunë do ju konsiderojmë organizata të dhunshme.. Janë dy statuse, e dhunshme dhe terroriste, që të dyja marrin block dhe nuk hyjnë dot në Perëndim. Opozita është një lëvizje antiamerikane. Prandaj them që 30 qershori nuk lëviz, se ndryshe në këtë vend fiton anarkizmi”,- vijoi ai.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike opozita antiamerikane protestat e opozites spartak ngjela zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 opozita antiamerikane protestat e opozites spartak ngjela zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll