Politike

“Do bëhet nami”/ Rama ironizon Bashën: Një fishkëllimë po ti bëjë Saliu, ikën me vrap në shtëpi

24 Qershor 2019, 18:21 Nga DOSJA
“Do bëhet nami”/ Rama ironizon Bashën: Një

DURRËS- Këtë pasdite Rama u ndal në qytetin bregdetar të Durrësit, ku zhvilloi një takim me qytetarët durrsakë.

Rama ironizoi kreun e PD nga Durrësi, Lulzim Bashën, teksa ishte duke folur për trazirat që mund të ndodhin më 30 qershor, duke iu referuar deklaratave të opozitës dhe presidentit Meta.

Kush do e bëjë namin, Luli?  Atij një fishkëllimë po ti bëjë Saliu, ikën në shtëpi. Filxhani thotë se do bëhet nami. Për këtë “namin”po shkojnë njerëz në burg”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në qytetin bregdetar të Durrësit, ku prezantoi kandidatët për kryebashkiakë. Rama u prit me protesta nga simpatizantët e PD, të cilët mbanin pankarta në duar “Rama ik”. Fjalimin hapës të mitingut të Ramës e hapi kryebashkiaku aktual Vangjush Dako, duke u ndjekur më pas nga kandidati për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana, të cilët folën edhe për përgjimet e BILD, ku akuzuan opozitën se po mundohet të hedhë baltë mbi PS. Valbona Sako kërkoi votën qytetarëve durrsakë duke iu thënë se do ndryshonte Durrësin, duke vazhduar punët e lënë përgjysmë nga Dako. Rama u shpreh i bindur se më 30 qershor do të fitojnë dhe ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama në durrës zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama rama në durrës zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll