Politike

“Vdekje e komunizmit”, protestuesit e PD përplasen me policinë gjatë mitingut të Ramës

24 Qershor 2019, 17:35 Nga DOSJA
“Vdekje e komunizmit”, protestuesit e PD përplasen me

DURRËS-Situatë e tensionuar në qytetin bregdetar. Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Durrësit.

Qytetarët e Durrësit janë bashkuar në kor me thirrjen “Vdekje komunizmit dhe ‘Rama ik”, ndërkohë që pranë tyre ndodhen edhe forca të shumta speciale me kundragaz.

Fjalimi hapës i fushatës u hap nga kryebashkiaku aktual, aktual, Vangjush Dako. Ndërkohë që ka nisur përplasja e protestuesve me policinë.

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në qytetin bregdetar të Durrësit, ku prezantoi kandidatët për kryebashkiakë. Rama u prit me protesta nga simpatizantët e PD, të cilët mbanin pankarta në duar “Rama ik”. Fjalimin hapës të mitingut të Ramës e hapi kryebashkiaku aktual Vangjush Dako, duke u ndjekur më pas nga kandidati për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana, të cilët folën edhe për përgjimet e BILD, ku akuzuan opozitën se po mundohet të hedhë baltë mbi PS. Valbona Sako kërkoi votën qytetarëve durrsakë duke iu thënë se do ndryshonte Durrësin, duke vazhduar punët e lënë përgjysmë nga Dako. Rama u shpreh i bindur se më 30 qershor do të fitojnë dhe ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori edi rama protestuesit e pd rama në durrës zgjedhje lokale 30 qershori edi rama protestuesit e pd rama në durrës zgjedhje lokale

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2019, 15:04

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike që është në ‘arrest shtëpie’, Bardh Spahia ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai kërkon nga mb...