Ç’do të ndodhë më 30 qershor/ Dosja.al zbardh planin e Policisë, Forcat Speciale zbarkojnë në Kukës, komandot do mbroj
24 Qershor 2019, 19:11Nga DOSJA
TIRANË- Edhe 6 ditë na ndajnë nga 30 qershori, datë në të cilën parashikohen në mbahen zgjedhjet lokale. Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare kërkojnë që këto zgjedhje të mos bëhen, pasi sipas tyre nuk janë legjitime, ndërsa qeveria kërkon me ngulm që zgjedhjet do të mbahen dhe do të jenë model.
Nga ana tjetër dhe Presidenti i Republikës, ka kërkuar që 30 qershori të anulohet dhe qytetarët të shkojnë të votojnë në një datë më të vonë ku klima politike të jetë qetësuar. Në kulmun e këtyre përplasjeve me deklarata mes pozitës dhe opozitës, kanë ndodhur dhe përplasje në KZAZ-të e disa bashkive.
Për këtë gjë Policia duket se ka gati një plan të qartë masash për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Dosja.al ka mësuar se në qendrat e votimit në 30 qershor do të ketë prezencë policie. Po ashtu të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me kamera, ku do të filmojnë çdo gjë.
Në zonat më të nxehta, ku Partia Demokratike është më e fortë, si Kukësi dhe Shkodra do të jenë prezente Forcat Speciale. Më tej Dosja.al mëson se nëse do të ketë incidente mund të përdoret dhe gazi lotsjellës për të zbrapsur protestuesit. Po ashtu komandot do të jenë në mbrojtje të institucioneve qendrore.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KUKËS- Partia Demokratike Dega Kukës ka kërkuar sot leje për të zhvilluar një protestë kombëtare që do të zgjasë 8 orë. Sipas kërkesës së PD që është dorëz...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama nesër do të shkojë në Kukës për të mbajtur një takim elektoral ku do të prezantojë kandidatët për këtë qark. Por frika nga pr...
DURRËS- Këtë pasdite Rama u ndal në qytetin bregdetar të Durrësit, ku zhvilloi një takim me qytetarët durrsakë. Rama ironizoi kreun e PD nga Durrësi, Lulzi...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ku ka prezantuar kandidatët për bashkitë e këtij qarku ka bërë batuta më ish-kandidatët e PD për këtë qytet.Rama ...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama nga takimi përmbyllës i fushatës në Durrës, ka kujtuar me nostalgji kohës që këtë bashki e ka drejtuar Vangjush Dako. Rama th...
SHBA-Ambasadori Philip T. Reeker, asistent sekretar për Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi ...
DURRËS- Kreu aktual i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka folur sot nga takimi elektoral në Durrës për përgjimet e dosjes 339. Dako tha se PD i ka akuz...
DURRËS-Situatë e tensionuar në qytetin bregdetar. Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Durrësit. Qytetarët e Durrësit janë bashkuar ...
DURRËS- Kandidati i Partisë Socialiste në Shijak, Elton Arbana, gjatë prezantimit të tij para banorëve që ishin mbledhur nga qarku i Durrësit ka folur për ...