Politike

Ishte pjesë e përgjimeve të ‘339’-ës, kandidati i Shijakut para Ramës: Bëhemi më të fortë

24 Qershor 2019, 17:35 Nga DOSJA
Ishte pjesë e përgjimeve të ‘339’-ës, kandidati

DURRËS- Kandidati i Partisë Socialiste në Shijak, Elton Arbana, gjatë prezantimit të tij para banorëve që ishin mbledhur nga qarku i Durrësit ka folur për përgjimet.

Për Arbanën akuzat për blerje votash po bëhen për të prishur imazhin e Shqipërisë. “Ka dhe nga ata që na bëjnë pis imazhin e Shqipërisë, nuk e bëjnë dot, pasi ne bëhemi më të fortë”, u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në qytetin bregdetar të Durrësit, ku prezantoi kandidatët për kryebashkikë. Rama u prit me protesta nga simpatizantët e PD, të cilët mbanin pankarta në duar “Rama ik”. Fjalimin hapës të mintingut të Ramës e hapi kryebashkiaku aktual Vangjush Dako, duke u ndjekur më pas nga kandidati për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana, të cilët folën edhe për përgjimet e BILD, ku akuzuan opozitën se po mundohet të hedhë baltë mbi PS. Valbona Sako kërkoi votën qytetarëve durrsakë duke iu thënë se do ndryshonte Durrësin, duke vazhduar punët e lënë përgjysmë nda Dako.Rama u shpreh i bindur se më 30 qershor do të fitojnë dhe ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 339 elton arbana kanidati i shijakut pergjiemt e bild dosja 339 elton arbana kanidati i shijakut pergjiemt e bild

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2019, 15:04

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike që është në ‘arrest shtëpie’, Bardh Spahia ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai kërkon nga mb...