Bota

E rëndë/ 11-vjeçari dërgohet i vdekur në emergjencë, familja kërkon autopsi

24 Dhjetor 2021, 22:02 Nga DOSJA
E rëndë/ 11-vjeçari dërgohet i vdekur në

KOSOVË – Një fëmijë 11 vjeç është sjellë pa jetë në Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës konfirmon lajmin se i mituri është sjellë nga prindërit, por pas kontrollit mjekësor, ai u shpall i vdekur.

Prindërit e vogëlushit kanë kërkuar kryerjen e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes.

“Sot më datë 24.12.2021 në ora 16:45 nga emergjenca e QKMF Rahovec Stacioni policor -Rahovec është njoftuar se nga familjaret është sjellur një femijë i moshës 11 vjeqare pa shenja jete. Pas kontrollit nga mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Rastit iu është pergjigjur patrulla si dhe njësiti i hetimeve të SP Rahovec. Për rastin është kontaktuar kryeprokuroi dhe hapet rasti Hetim i vdekjeje, ndërsa trupi i pajetë me kërkesë të familjareve dërgohet në institutin e mjeksisë ligjore për obduksin”, raporton zëdhënësi policisë për rajonin e Gjakovës Nusret Gjurka.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll