Bota

Rusia gjobit Google-in 100 milionë dollarë dhe Meta-n 27 milionë dollarë

24 Dhjetor 2021, 18:07 Nga DOSJA
Rusia gjobit Google-in 100 milionë dollarë dhe Meta-n 27 milionë

MOSKË – Një gjykatë ruse vendosi të gjobisë Google gati 100 milionë dollarë për “dështim sistematik mbi parandalimin e përmbajtjes së ndaluar” – kjo është gjoba më e madhe e drejt gjigandit global të kërkimit.

“Gjoba u llogarit në bazë të të ardhurave vjetore të Google”, tha gjykata. Roskomnadzor, rregullatori rus i Internetit, deklaroi për gjykatën se xhiroja e vjetore e Google në Rusi për vitin 2020 tejkaloi 85 miliardë rubla, ose rreth 1.15 miliardë dollarë. Gjykata vendosi që Google në mënyrë të përsëritur neglizhoi heqjen e përmbajtjes së ndaluar dhe urdhëroi kompaninë të paguante gjobën e vendosur prej tyre.

Disa orë pas vendimit për Google, u gjobit gjithashtu  mbi dështimin e parandalimit të përmbajtjeve të ndaluara , Meta Platforms, kompania mëmë e “Facebook” dhe “Instagram”, me një shumë prej 27 milionë dollarë. Shuma e Gjobës ndaj platformës Meta ashtu si për Google dhe gjoba e vendosur ndaj platformës “Meta” është përllogaritur në bazë të fitimit vjetorë të kompanisë.

Gjobat përfaqësojnë një përshkallëzim në shtytjen e Rusisë për të ushtruar presion ndaj kompanive të huaja të teknologjisë që të respektojnë rregullat e saj për atë që Rusia konsideron përmbajtje të paligjshme – veçanërisht mbi aplikacionet, faqet e internetit, postimet dhe videot në lidhje me përmbajtjet për  liderin të opozitës Alexei Navalny, i cili është etiketuar si ekstremist në vend.

Autoritetet ruse kanë kërkuar, gjithashtu, që gjigantët e huaj të teknologjisë të ruajnë të dhënat personale të qytetarëve rusë në serverët në Rusi, duke i kërcënuar ata me gjoba ose ndalime të mundshme nëse nuk i respektojnë kërkesat.

(A.T/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota google instagram meta google instagram meta

Sondazh

Poll