Bota

FOTO/ Merr flakë anija në Bangladesh, humbin jetën 39 persona, plagosen 100 të tjerë

24 Dhjetor 2021, 20:46 Nga DOSJA
FOTO/ Merr flakë anija në Bangladesh, humbin jetën 39 persona,

BANGLADESH- Të paktën 39 persona humbën jetën dhe rreth 100 të tjerë u plagosën pasi një traget i mbushur me njerëz mori flakë në jug të Bangladeshit. BBC shkruan se zjarri në anijen me tre kuvertë filloi në mes të lumit pranë qytetit të Jhalakathi ndërsa lundronte nga kryeqyteti Dhaka për në qytetin e Barguna.

Disa prej viktimave u mbytën pasi u hodhën në ujë. Numri i viktimave në fatkeqësinë e së premtes ka të ngjarë të rritet pasi shumë nga pasagjerët kanë djegie të rënda. Rreth 500 persona thuhet se ishin në bordin e anijes, MV Avijan-10.

Zjarri besohet të ketë filluar në dhomën e motorit dhe u përhap shpejt ndërsa trageti udhëtoi përgjatë lumit Sugandha rreth orës 03:00 me orën lokale. Ndërkohë që mësohet se zjarri ka vazhduar për orë të tëra.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota humbin jeten 39 persona merr flake anija ne bangladesh humbin jeten 39 persona merr flake anija ne bangladesh

Sondazh

Poll