Bota

Tensionet Rusi-Ukrainë, goditet me shishe Molotov konsullata ruse në Lviv

24 Dhjetor 2021, 20:54 Nga DOSJA
Tensionet Rusi-Ukrainë, goditet me shishe Molotov konsullata ruse në

UKRAINË – Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi pasditen e sotme se një shishe Molotov u hodh në konsullatën e saj në Lviv të Ukrainës. Institucioni përfaqësues i politikës së jashtme ruse e konsideroi ngjarjen si “akt terrorist” dhe kërkoi që autoritetet ukrainase të kërkojnë falje për ngjarjen e ndodhur.

Policia ukrainase deklaroi më pas se po heton për ngjarjen, të cilën e konsideron si “akt huliganizmi”.

Incidenti i fundit vjen në kohën kur marrëdhëniet me Rusisë dhe Perëndimit janë tensionuiar ndjeshëm, pasi satelitët kanë siguruar pamje të shtimit të trupave ushtarake ruse në kufi me Ukrainën. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka kërkuar garanci nga SHBA dhe NATO që të mos kërcënojnë stabilitetin politik në Europën Lindore duke anëtarësuar Ukrainën në NATO.

Më parë, presidenti amerikan Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen kanë kërcënuar Rusinë se do të përballet me pasoja serioze në rast se shkel në territorin e Ukrainës.

Marrë nga “The Guardian”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll