Bota

Brnabiç:Prishtina nuk ka përmbushur asnjë marrëveshje,vendet që e njohin të ndikojnë

24 Dhjetor 2021, 21:48 Nga DOSJA
Brnabiç:Prishtina nuk ka përmbushur asnjë

KOSOVË- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka deklaruar se duhet të përmbushen të gjitha pikat e marrëveshjes së Brukselit si dhe të formohet Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë.

Tajung shkruan se në një intervistë për gazetën Jedinstvo, Brnabiç vuri në dukje se komuniteti ndërkombëtar, në veçanti, faktorët ndërkombëtarë që njohën pavarësinë e Kosovës, duhet të ndikojnë në Prishtinë në një mënyrë më efikase për ta bërë atë të kthehet në tryezën e bisedimeve.

“Nëse duam të zhvillojmë negociata për ndonjë marrëveshje tjetër për normalizim, së pari duhet të zbatojmë të parën. Unë nuk shoh asnjë mundësi që të kthehemi në periudhën para vitit 2013 për të anuluar të gjitha marrëveshjet dhe gjithçka që kemi përmbushur sepse Prishtina nuk i ka përmbushur. Çdo gjë dhe për të negociuar për një marrëveshje të re. Nuk ka asnjë mundësi të tillë,” tha Brnabiç.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni ana brnabic ana brnabic

Sondazh

Poll