Aktualitet

Veliaj me “Maybach”? 200 mijë$ makinë parkohet tek Bashkia, Hoxha: Shiheni tek lista

24 Dhjetor 2021, 18:40 Nga DOSJA
Veliaj me “Maybach”? 200 mijë$ makinë parkohet tek

TIRANË– Lista e të dhënave personale me numrat, rrogat dhe targat e makinave nuk kanë “prekur” vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe “kokat e lartë” të këtij vendi. Një makinë që rri e parkuar para Bashkisë së Tiranës, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Jo se ka ndonjë gjë të veçantë, por sepse bëhet fjalë për një “Maybach S-Class”, me targa të personalizuara me inicialet “EV”.

Për shumë kohë në media ka qarkulluar lajmi se makina luksoze, e cila kushton minimalisht $185,950, i përkiste kryebashkiakut Erion Veliaj. Ndaj me publikimin e të dhënave sot, gazetari Artan Hoxha ka ngritur një pyetje.

“Meqe doli sot kjo lista e targave, me ndihmoni dot e kujt eshte kjo bisha me targa AB 007… e parkuar te oborri bashkise se Tiranes???!!! Qe te kesh nje superbenz fringo të ri si ky, duhet te jesh në top-listen e rrogave???!!! Jo për gje, por kam nja 4-5 jave, qe shikoj të qarkulloj me te, dike qe shfaqet shpesh ne media, i fotografuar “pa mendje” duke udhetuar me biçiklete neper qytet… Epo jemi ne kohe festash, ne kohe dhuratash!!! Super makine eshte jo shaka!!! Ka punuar dynjaja për kete dite,”-shkruan gazetari Hoxha.

Duke qenë se Dosja.al siponon të gjitha dokumentet e nxjerra, po ka zgjedhur që të mos i bëj publike për publikun për të ruajtuar të drejtën e privatësisë, ka bërë një kërkim të thjeshtë me komandën “F3”. Targa AB007EV listohet sikur i përket makinës së vjetër tip “Range Rover” , por pronar figuron një person me inicale L.L. E kujt të jetë vallë kjo makinë?

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore erion veliaj makina e erion veliajt erion veliaj makina e erion veliajt

Sondazh

Poll