Aktualitet

1 ton kokainë në Roterdam/ Dënohet me 4 vite burg shqiptari, roli me bandat

24 Dhjetor 2021, 18:13 Nga DOSJA
1 ton kokainë në Roterdam/ Dënohet me 4 vite burg shqiptari, roli

HOLANDË- Gjykata e Roterdamit dënoi sot me 4 vite burg një 29-vjeçar shqiptar, i identifikuar vetëm me iniciale F.M., për përfshirjen e tij në trafikun e gati 1 ton kokainë përmes portit të qytetit. 29-vjeçari, i cili nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, akuzohet gjithashtu për pjesëmarrje në organizata kriminale, posedim të armëve të zjarrit, municione dhe pastrim parash në vlerën e 60 500 euro.

Më 7 Prill 2020, një kontejner i ngarkuar me 998.5 kilogramë kokainë mbërriti në portin e Roterdamit, e ndërsa ngarkesa ishte nisur 29 vjeçarikishte njoftuar bashkëpunëtorët e tjerë përmes një llogarie në Sky CC. Duke menduar se chat-i ishte i sigurtë,  shkëmbente foto dhe të dhëna me grupet e ndryshme të drogës.

Gjatë komunikimit 29-vjeçari ka përmendur edhe armët e zjarrit të cilat i cilësonte si hekura: Nuk e di se çfarë hekurash janë”. Më pas u verifikua që një organizate kriminale i nevojiteshin 5 armë zjarri. A i ke hequr të gjitha hekurat (kupto: armët)? Hekurat duhen, po nëse vjen dikush dhe të  grabit, si i bëhet pastaj? Pagova 2 mln për ty se të rrahën në garazh. E kupton apo jo? Është hera e parë dhe e fundit. Duhet të ketë një hekur (armë) në çdo shtëpi, kjo nuk duhet të ndodhë më.

Më pas u verifikua që një organizate kriminale i nevojiteshin 5 armë zjarri dhe se i riu kishte shpërndarë porositë.

Prokuroria e karakterizon rolin e 29-vjeçarit si një mjaft të rëndësishëm për drejtuesit e organizatave kriminale, veçanërisht ato që operojnë në vendin tonë, por nuk bëhen me dije më shumë detaje lidhur me emrat e personazheve të botës së krimit në Shqipëri. Për llogari të tyre, F.M ka vepruar si transportues i kokainës dhe kontrollues i kontejnerëve nëse kokaina ishte hequr e gjitha pas dorëzimit të saj.

Marrë nga crimesite.nl

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet holanbd holanbd

Sondazh

Poll