Aktualitet

Skandali me të dhënat!Jep dorëheqjen drejtori i SIT,Prokuroria nis marrjen në pyetje

24 Dhjetor 2021, 14:12 Nga DOSJA
Skandali me të dhënat!Jep dorëheqjen drejtori i SIT,Prokuroria

TIRANË- Shënohet dorëheqja e parë pas skandalit të publikimit të të dhënave të qytetarëve! Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve, ka dhënë dorëheqjen dhe është vendosur në dispozicion të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Tiranës. Lista e pagave e publikuar një ditë më parë, ishte e shoqëruar me një faqe tjetër të të njëjtit dokument ku ishin numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë. Ditën e sotme, në Prokurori janë marrë në pyetje 14 ekspertë IT të Tatimeve, ISSH dhe AKSHI-t, si dhe ka kryer një inspektim të kompjuterëve. Ndërkohë që edhe sot skandali është thelluar me publikimin e një databaze me targat e makinave shqiptarëve. Dokumenti përmban të dhëna për 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada.

Dy ditë më parë u bënë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021, ndërsa ditën e djeshme u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill. Po ashtu, në rrjetin ‘ëhatssap’ qarkullon dhe lista me numrat e telefonave. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik. Ai shtoi më tej se të gjithë inspektorët e tatimeve, por jo vetëm, të vendosen në hetim dhe të gjenden përgjegjësit sa më shpejtë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Skandali me targat e mjeteve, prokuroria nis hetimet

Skandali/AMA thirrje mediave: Respektoni ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale

Skandali i pagave, jep dorëheqjen Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet skandali me pagat e qytetareve skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll