Aktualitet

“RG Capital”, 35 të arrestuar/ Policia: “Koka”, një izraelit, kontaktuan 2 mln vetë

24 Dhjetor 2021, 09:08 Nga DOSJA
“RG Capital”, 35 të arrestuar/ Policia: “Koka”,

TIRANË– Policia e Tiranës vuri në pranga 35 persona si dhe vendosi të hetojë në gjendje të lirë 20 të tjerë në lidhje me skemën e mashtrimit të qytetarëve të huaj nëpërmjet call center-it “RG Capital”. “Koka” e kësaj skeme mashtrimit konsiderohet shtetasi izraelit Rafael Genish, i cili rezulton të jetë pronari i kompanisë. Ai është mes 35 të arrestuarëve të operacionit të koduar “Komunikimi”, ndërsa të ndaluarit e tjerë janë punonjës të kësaj kompanie.

Pasditen e sotme, drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj bëri me dije se janë kontaktuar 2 milionë persona nga kjo kompani mashtrimi, të cilëve u janë marrë shuma të ndryshme parash duke nisur nga shifra më e vogël 500 euro. Si provë materiale u sekuestruan: 123 pajisje kompjuterike, 60 pajisje të telefonisë së lëvizshme, 3 laptop, 2 USB, karta të bardha të ngjashme me ato të bankave dhe një sasi e vogël lënde narkotike e llojit cannabis sattiva.. Në lidhje me operacionin, autoritetet shqiptare morën rreth 2400 ankesa nga shtetas gjermanë, francezë dhe italianë. Ekzekutimi i operacionit “Komunikimi” u krye brenda 24 orëve të fundit. Dyshohet në përfshirjen edhe të personave me shtetësi jo shqiptare ndërsa rëndon mbi ta akuza për veprën “Mashtrim kompjuterik me pasoja të rënda”.

Shteti shqiptar ka nisur prej muajit nëntor goditjen e qendrave të bursave dhe call-centerave që kryejnë aktivitete mashtrimi dhe zhvatjeje. Sinjalizimi erdhi nga letërporositë e autoriteteve italiane, gjermane dhe disa vendeve nordike, ku raportoheshin se qytetarë të këtyre vendeve kanë rënë pre e skemave të paligjshme të përfitimit të parave duke investuar në bursë nëpërmjet sistemit “Forex”.

Muajin e kaluar, 13 call-centera në Shqipëri u vunë në shënjestër të autoriteteve ligjzbatuese në Shqipëri pasi organet gjermane të drejtësisë transmetuan ankesën e shtetases Janet Schafer, e cila nga nëntori i vitit të kaluar deri në janar 2021, ka transferuar shumën totale prej 9,700 euro në llogari të një kompanie “Call Center-i” në Tiranë. Mirëpo kjo vlerë nuk iu kthye asnjëherë në kriptomonedhë. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shumat e parave u tërhoqën përmes nje llogarie bankare në Lituani.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Operacioni i “Call Center-ve”/ Policia: Janë arrestuar 35 persona, proceduar 20

Dyshohet për mashtrim, zbulohet identeti i pronarit izraelit të ‘call centerit’

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen punonjes te call center call center mashtrimi me call centerat arrestohen punonjes te call center call center mashtrimi me call centerat

Sondazh

Poll