Aktualitet

Vigjile Krishtlindjesh! Emigrantët zgjedhin Shqipërinë për festa, dyndje në kufi

24 Dhjetor 2021, 17:26 Nga DOSJA
Vigjile Krishtlindjesh! Emigrantët zgjedhin Shqipërinë për

TIRANË– Festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Viti i Ri ka shtuar radhët në pikat kufitare! Më në fund pas më shumë se 2 vitesh kufizime nga pandemia e koronavirusit, tanimë emigrantët shqiptarë mund të kthehen për të festuar me familjarët e tyre. Ndërkohë që më të pakët janë numrat e shqiptarëve që largohen për kaluar festat jashët Shqipërisë.

Për të lehtësuar lëvizjen e për të shmangur fluksin e radhën kilometrike që është kthyer në zakon tashmë, në të gjitha pikat kufitare po punohet me sportele shtesë. Në të gjitha pikat kufitare për emigrantët që kërkojnë të hyjnë në Shqipëri duhet të jenë të vaksinuar, ose të kenë një test negativ Covid-i. Ndërsa nëse këto dokumenta mungojnë qytetarët duhet të karantinohen për 10 ditë përpara se të lëvizin lirshëm në vend.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kthehen emigrantët për festa! Në Kapshticë, ka më shumë persona që vijnë

Për festa në Shqipëri/ Kakavijë, fluks në kufi me Greqinë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet festat e fundvitit festat e fundvitit

Sondazh

Poll