Bota

Media serbe “vë në lojë” presidentin kroat: Lindi lobisti i ri i Prishtinës

24 Dhjetor 2021, 16:29 Nga DOSJA

SERBIA – Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, presidenti kroat Zoran Milanoviç tha se situata në zonë është stabël, por e brishtë dhe se do t’i pranojë ata në NATO.

Media serbe Blic ka reaguar ditën e sotme me një artikull ku e quan Milanoviç “lobistin e ri” të prishtinës. Titulli që Blic i ka vendosur artikullit është:  Lobisti i ri i Prishtinës ka lindur. Dje Milanoviç avokoi për Kosovën në BE, sot e do Kosovën në NATO

Duket se media serbe nuk është e kënaqur që presidenti kroat e do Kosovën pjesë të insitucioneve dhe nismave europiane duke thënë se po merr përsipër të advokojë për Kosovën sa tek Bashkimi Europian e sa tek NATO. Media shkruan gjithashtu se dje, në ditën e parë të vizitës së tij në Prishtinë, ai ndër të tjera tha se nuk i kupton vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe se do të përpiqet personalisht për ta korrigjuar këtë gjë.

Presidenti kroat dje në Prishtinë ka takuar përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufcën dhe kryeministrin Albin Kurti.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni blic.rs kosova media serbe zoran milanoviç blic.rs kosova media serbe zoran milanoviç

Sondazh

Poll