Bota

Adoptoi 70 fëmijë dhe i përdhunoi, dënohet me 21 vite burg prifti në Rusi

24 Dhjetor 2021, 15:07 Nga DOSJA
Adoptoi 70 fëmijë dhe i përdhunoi, dënohet me 21 vite burg

RUSI – Prifti rus Nikolai Stremsky u dënua me 21 vite burg për përdhunimin e disa fëmijëve dhe akte të tjera të dhunshme në famullinë e tij në Urale në Rusinë jugperëndimore.

Sipas BBC, Stremsky njihej se kishte familjen më të madhe të Rusisë dhe ishte dekoruar me Urdhrin Kombëtar të Lavdisë Prindërore. I ndaluar nga priftëria, atij i është hequr edhe titulli. Si abat në qytetin e Saraktashit, Stremsky dhe gruaja e tij drejtonin një shtëpi kujdesi që nga fillimi i viteve 1990, duke adoptuar fëmijë nga jetimoret në rajon. Shumica e 70 fëmijëve që ata adoptuan janë rritur që atëherë.

Ai u arrestua në vitin 2019 dhe u hetua për vepra penale ndaj shtatë të miturve dhe pse i dënoi akuzat ndaj tij si shpifje.

Duke e dënuar Stremsky me burg, gjykata në Saraktash të premten e ndaloi atë të punonte me fëmijët për 20 vjet dhe i hoqi tiullin kombëtar të prindërimit.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll