Bota

Fundoset varka në Kretë, humbin jetën 4 emigrantë, 90 të tjerë arrijnë të shpëtojnë

24 Dhjetor 2021, 15:18 Nga DOSJA
Fundoset varka në Kretë, humbin jetën 4 emigrantë, 90

GREQI – Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një varkë me dhjetëra migrantë u fundos në veri-perëndim të ishullit të Kretës në Greqi, njoftoi roja bregdetare.

Rreth 90 persona të tjerë arritën të dilnin në breg, tha të premten një zëdhënës i rojës bregdetare për agjencinë e lajmeve DPA. Roja bregdetare greke ka nisur një operacion shpëtimi për të shpëtuar jetët e migrantëve.

Të mërkurën, tre migrantë ishin mbytur kur një tjetër varkë u fundos në detin Egje pranë ishullit Folegandros. Dhjetëra njerëz që ishin në bordin e asaj varke, ende nuk janë gjetur.

Aksidentet ndodhin teksa migrantët përpiqen të arrijnë në territorin e Greqisë ose Italisë, nga bregu turk i Egjeut. Sipas autoriteteve rreth 11,000 njerëz kanë arritur në Itali gjatë muajve të fundit, derisa nuk ka shifra zyrtare se sa njerëz kanë vdekur.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni greqia mbyten emigrantet ne greqi permbytet varka greqia mbyten emigrantet ne greqi permbytet varka

Sondazh

Poll