Bota

Sulm me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen 4 persona, 1 i lënduar

24 Dhjetor 2021, 15:43 Nga DOSJA
Sulm me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen 4 persona, 1 i

KOSOVË – Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 15:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen “Kodra e Diellit”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, një person është lënduar, kurse katwr tw tjerw janw arrestuar nga Policia.

Policia është ende duke hetuar shkakun si nisi gjithçka.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike. Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të njëtjtit janë arrestuar nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll