Bota

Grupi i kontrabandës së emigrantëve shqiptarë në Londër, dënohet me 35 vite burg

24 Dhjetor 2021, 14:48 Nga DOSJA
Grupi i kontrabandës së emigrantëve shqiptarë në

BRITANI E MADHE- Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar ka dënuar me 35 vite burg një grup kontrabande në Londër. Mediat e huaja raportojnë se grupi do të dërgonte ilegalisht 69 emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe. 

Grupi u kap në nëntor të vitit të kaluar pranë bregut të Norfolk ndërsa po përpiqej të transportonte emigrantët në një anije peshkimi të rrënuar, e cila u nis nga Belgjika për në Great Yarmouth. Policia arrestoi Igor Kosyi, 57 vjeç dhe Volodymyr Mykhailov, 49, të dy nga Ukraina, dhe Alexsandrs Gulpe, 44 vjeç, nga Letonia. 

“Këta burra nuk kishin asnjë shqetësim në përpjekjen për të kontrabanduar migrantë të cenueshëm në bordin e një anijeje të padepërtueshme, me ambicie për të sjellë qindra të tjerë duke përdorur këtë metodë vdekjeprurëse. Motivimi i tyre i vetëm ishte lakmia monetare, kështu që jam e kënaqur që ata tani po fillojnë dënimet e gjata me burg për këto krime të neveritshme,“- tha Drejtoresha e Hetimeve të NCA, Nikki Holland.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota igor kosyi londer nikki holland transportonin emigrante volodymyr mykhailov igor kosyi londer nikki holland transportonin emigrante volodymyr mykhailov

Sondazh

Poll