Bota

‘Google’ dënohet me rreth 100 milionë dollarë në Rusi, arsyeja

24 Dhjetor 2021, 14:10 Nga DOSJA
‘Google’ dënohet me rreth 100 milionë dollarë në

RUSI- Gjykata vendosi që Google në mënyrë të përsëritur neglizhoi heqjen e përmbajtjes së ndaluar dhe urdhëroi kompaninë të paguante një gjobë administrative prej rreth 7.2 miliardë rublash (rreth 98.4 milionë dollarë).

Autoritetet ruse kanë rritur vazhdimisht presionin mbi platformat e mediave sociale, duke i akuzuar ato për dështim në pastrimin e përmbajtjeve që lidhen me abuzimin me drogën, armët dhe eksplozivët. Në fillim të këtij viti, autoritetet fajësuan kompanitë e teknologjisë për mosfshirjen e njoftimeve për protesta të paligjshme në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, aktualisht i burgosur.

Gjykatat ruse më parë shqiptuan gjoba më të vogla për Google, Facebook dhe Twitter këtë vit. Vendimi i gjykatës së Moskës të premten shënoi herën e parë që lartësia e gjobës u llogarit në bazë të të ardhurave.

Autoritetet ruse kanë kërkuar, gjithashtu, që gjigantët e huaj të teknologjisë të ruajnë të dhënat personale të qytetarëve rusë në serverët në Rusi, duke i kërcënuar ata me gjoba ose ndalime të mundshme nëse nuk i respektojnë kërkesat.

Burimi: REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota google rusi google rusi

Sondazh

Poll