Aktualitet

U vra sot, kush ishte ‘ujku’ që u prangos në shkurt, lidhja me Mihasin e Dumanin

23 Dhjetor 2021, 20:51 Nga DOSJA
U vra sot, kush ishte ‘ujku’ që u prangos në shkurt,

KAMËZ– Can Kariçi, i riu që u ekzekutua mbrëmjen e sotme ishte një person me precedent penalë në fushën e krimeve kundër personit. Mediat raportojnë se Kariçi që u vra brenda mjetit të tij me targa gjermane, njihej dhe me nofkën ‘ujku’.

30-vjeçari ishte nga Dibra dhe banonte në Bathore, por këtë mbrëmje u gjet i vrarë në zonën e Kodër Kamzës. Kariçi për herë të fundit është vënë në pranga në muajin shkurt të këtij viti pas një aksioni e operacioni që organizuan forcat RENEA në zonën e Kurbinit.

Në videon e publikuar në atë kohë edhe nga Dosja.al shihej se si policia shtrinte në tokë Kariçin i cili me vete kishte fishekë dhe pistoletë tip ‘Glock’. Të riut ju sekuestruan edhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera e që dyshohet se do të përdoreshin për të kryer ngjarje kriminale.

Paraprakisht raportohet se Kariçi ka pasur njohje me dy të rinjtë, Eriges Mihasi dhe Armand Dumani, të cilët u vranë në zonën e Astirit mbrëmjen e 13 nëntorit, por ende nuk dihet nëse viktima e sotme kishte hesape të pambyllura.

Ai u vra nga person ende të paidentifikuar që e qëlluan me silenciator nga një mjet i llojit “Audi” me ngjyrë të zezë e pa targa. Makina e autorëve u gjet e djegur vetëm pak minuta pas krimit të rëndë në zonën e Institutit Bujqësor.

Aktualisht po kontrollohen bizneset e zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë do jenë në duart e prokurorëve. 

LAJM KRYESOR: Gjendet i vrarë 35-vjeçari brenda një makine në Kamëz

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet can kariçi vrasje ne kamez vritet can kariçi can kariçi vrasje ne kamez vritet can kariçi

Sondazh

Poll