Aktualitet

220 mijë euro në vit! Veliaj “rekord”, shpenzon për këshilla më shumë se Rama e Meta

23 Dhjetor 2021, 19:27 Nga DOSJA

TIRANË – Publikimi i të dhënave të qytetarëve për pagesat e marra në institucionet private dhe publike ka shkaktuar një shqetësim të madh në mbarë vendin. Brenda dy ditëve ka rrjedhur një sasi e madhe informacioni për të dhënat e 900 mijë qytetarëve duke vënë në dyshim besueshmërinë te institucionet shtetërore dhe sigurinë qytetare.

Megjithatë, publikimi i këtyre të dhënave tregon dhe “anën tjetër të medaljes”.

Sipas këtyre të dhënave, Bashkia e Tiranës rezulton të jetë institucioni me shpenzimet më të mëdha për pagat e këshilltarve. Për vetëm 20 persona të etiketuar si këshilltarë, shpenzohen në një muaj 2.2 milionë lekë (18 mijë euro), e cila në harkun kohor të një viti llogaritet në 26.4 milionë lekë (200 mijë euro).

Te kjo listë nuk janë llogaritur punonjësit e zyrës së shtypit, medias, këshilltarët ligjor, zyrat për marrëdhëniet me publikun.

Në krahasim me Kryeministrinë dhe Presidencën, Bashkia e Tiranës shpenzon shumë më  tepër. Në Kryeministri shpenzimet për këshilltarët shkojnë në 911 mijë lekë në muaj (7500 euro), ndërsa Presidenca shpenzon 2.1 milionë lekë për këshilltarët e saj (17 mijë euro në muaj).

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll