Aktualitet

LISTA- Basha zëvendëson të shkarkuarit, Arta Sakja në krye të Këshillit (POROSIA)

23 Dhjetor 2021, 16:44 Nga DOSJA
LISTA- Basha zëvendëson të shkarkuarit, Arta Sakja në krye

TIRANË – Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi sonte Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike për të zgjedhur anëtarët e rinj të kryesisë, sekretarët e Kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së. Në mbledhjen që nisi në orën 17:30, u propozua dhe me shumicë votash u emërua Arta Sakja në krye të Këshillit Kombëtar të PD-së. Në këtë pozicion, Sakja zëvendëson Edi Palokën, i cili u shkarkua në mbledhjen e Kryesisë pasi mbështeti ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjithashtu këtë mbrëmje Partia Demokratike ka zgjedhur edhe sekretarët e rinj. Sekretar Organizativ është zgjedhur Flamur Hoxha, ndërsa sekretar për çështjet zgjedhore do të jetë Indrit Sefa. Kreshnik Çollaku do të jetë sekretar për emigracionin, ndërsa sekretari për Decentralizimin është Roland Bejko. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike konfirmoi edhe pesë emrat e rinj për anëtarë Kryesie. Konkretisht janë propozuar: Helidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu.

Belind Këlliçi, Ervin Minarolli, Ledina Mandia dhe Ivi Kaso, të cilët drejtonin sekretariatet e zgjedhjevem emigracionit, pronave dhe burimet njerëzore u shkarkuan një ditë pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit të mbajtur në stadiumin “Air Albania” nga Berisha. Bashkë me ta  shkarkuan edhe anëtarët e kryesisë që gjithashtu ishin krah Berishës, si: Edi Paloka; Albana Vokshi; Aldo Bumci; Gent Strazimiri; Gert Bogdani; Oerd Bylykbashi e Flamur Noka.

Vetë kryedemokrati Lulzim Basha në të njëjtën ditë kur Komisioni për Rikthemelimin e Partisë Demokratike i ka vendosur ultimatum për të liruar zyrën, ka dhënë porositë e para për stafin e ri. Konkretisht, Basha u ka dhënë urdhër për të zbritur në terren të gjithë anëtarëve të bazës, duke filluar që ditën e nesërme. Sipas Bashës, demokratët duhen bindur që të mos shohin nga e shkuara, referuar liderit historik të PD-së, Sali Berisha.

Kryetar i Këshillit Kombëtar: Arta Sakja 

Sekretar Organizativ: Flamur Hoxha 

Sekretar Ligjor dhe Zgjedhor: Indrit Sefa 

Sekretar per Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin: Roland Bejko 

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Kreshnik Collaku  

Lista vijuese e Kryesisë, sipas rendit alfabetik: 

Agron Kapllanaj  

Gazment Koduzi  

Helidon Bushati 

Xhelal Mziu

Xhemal Gjunkshi               

Anëtarë të Komisionit të Apelit, Etikës dhe Disiplinës

Kryetare: Flutura Ackaj 

Anëtarë

Dash Sula 

Orjola Pampuri 

Xhemal Bushati 

Arbi Agalliu 

Komisioni për Hartimin e Rregullores së Këshillit Kombëtar: 

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Arta Sakja 

Sekretari Organizativ, Flamur Hoxha 

Sekretari për Cështje Ligjore dhe Elektorale, Indrit Sefa 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Debate në PD, Salianji: Duhet të kthejmë garën dhe votën, jo emërimin!

Kryesia e PD-së, propozohen 5 emrat e rinj, mes tyre dy ish-kryebashkiakë (EMRAT)

EMRAT/ Shkarkimet masive, PD zgjedh sekretarët e rinj

Basha në Këshillin Kombëtar: Dilni që nesër në terren për të takuar demokratët

(d.v;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike keshilli kombetar i pd 23 dhjetor 2021 lulzim basha keshilli kombetar i pd 23 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll