Aktualitet

Vrasja në Kamëz, policia publikon njoftimin zyrtar: Ngjarja ka ndodhur në orën 19:56

23 Dhjetor 2021, 19:52 Nga DOSJA
Vrasja në Kamëz, policia publikon njoftimin zyrtar: Ngjarja ka ndodhur

TIRANË- Policia e Tiranës ka publikuar njoftimin në lidhje me vrasjen që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz. Sipas njoftimit të Policisë, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:56 në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, ndërkohë që shkruhet se i vrarë ka mbetur 35-vjeçari me iniciale C.K.

Njoftimi i Plotë:

Kamzë, Tiranë/Informacion paraprak Më datë 23.12.2021, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

LAJM KRYESOR: Gjendet i vrarë 35-vjeçari brenda një makine në Kamëz

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kamez vrasje ne kamez kamez vrasje ne kamez

Sondazh

Poll