Aktualitet

Debate në PD, Salianji: Duhet të kthejmë garën dhe votën, jo emërimin!

23 Dhjetor 2021, 19:14 Nga DOSJA
Debate në PD, Salianji: Duhet të kthejmë garën dhe

TIRANË– Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate. Mësohet se ka qenë deputeti Ervin Salianji ai që ka kundërshtuar emrat e propozuar për anëtarë kryesi, kryetar të Këshillit Kombëtar e sekretarë. Ai është shprehur se duhet të rikthehet gara në PD e jo emërimi, siç ndodhi këtë mbrëmje. Të njëjtën gjë ka shtuar më tej edhe Jemin Gjana.

Pjesë nga debatet:

Ervin Salianji: Duhet të kthejmë garën dhe votën, pas 18 dhjetorit, jo emërimin. Ky është Këshilli i parë pas Kuvendit të datës 18 Dhjetor, u pa qartë që foltorja nuk arriti qëllimin për të deligjitimuar asnjë institucion të PD. Po ashtu herën e kaluar në këtë Këshill u votua me votim të hapur dhe nuk kishte asnjë kontestim dhe rrethanat e reja. Por këto rrethana dhe pritshmëria e demokratëve dhe shqiptarëve tashmë nga ne është shumë më e madhe.Kështu disa problematika të ngritura janë shqetësime për demokratët, dhe duke qenë se kjo mbledhje është mbledhja e parë pasi Kuvendi Kombëtar i datës 18 Dhjetor zgjodhi të ardhmen duke u ndarë nga çdo praktikë e keqe e së shkuarës në radhë të parë. Personalisht kam bërë dhe do bëj betejë për demokratët, e mendoj që gara është themeli se si mund të përmirësohet shtëpia jonë PD. Duke qenë se jam i zgjedhur vetë anëtar kryesie dhe nuk kam ambicie të tjera, propozoj që të kemi votim të fshehtë dhe të propozoni alternativa të tjera për pozicionet.

Lulzim Basha: Propozime të tjera ka?

Roland Bejko: Unë jam dakort që të kemi votim dhe të kenë kandidatura alternative sepse do të kishin më shumë legjitimitet

Spiro Cura: Jam dakort ose që të paktën kandidaturat e propozuara të dalin dhe të mbajnë një fjalë para se të zgjidhen.

Lulzim Basha: Diskutim tjetër kundër…

Jemin Gjana: Kjo është e njëjta trupë që ka qenë dhe herën e kaluar, jam dakort me propozimin e Salianjit dhe Bejkos që të paktën nga hera tjetër të procedojmë ne këtë mënyrë por sot kjo trupë duhet të votojë siç ka votuar herën e kaluar dhe të themi të vërtetën që në këtë parti kështu janë zgjedhur përherë mos bëjmë sikur nuk kemi qenë këtu.

Gazment Bardhi: Propozimi i kryetarit është ky dhe nëse ka propozime alternative të mblidhen nga firmat e 1/4 të anëtarëve të Kuvendit.

LAJMI KRYESOR: Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, do zëvendësohen “berishistët” e shkarkuar

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore ervin salianji keshilli kombetar i pd 23 dhjetor 2021 ervin salianji keshilli kombetar i pd 23 dhjetor 2021

Sondazh

Poll